Filloi regjistrimi në kopshtin e fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucionet  arsimore në të gjithë Malin e Zi që nga dita e djeshme kanë filluar me regjistrimin e fëmijëve  në vitin shkollor 2016/2017 .

Drejtoresha e Institucionit Publik Arsimor ” Solidariteti ” Vera Kostiq, i ka bërë  thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre ,sepse  edukimi para- shkollor është shumë e rëndësishme për fëmijët . Fëmijët që ndjekin kopshtin , siç tha ajo dallohen nga ata fëmijë që nuk e frekuentojnë kopshtin.

Kostiq ka deklaruar se është e rëndësishme që prindërit mos të vonojnë me regjistrimin e fëmijëve të tyre ,sepse është shumë e rëndësishme të formohen grupet, dhe të caktohen oraret kohore ,më së largëti deri në korrik ,për të formuar grupet në fillim të vitit të ri  shkollor ,në shtator.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për regjistrim  është nga data 16.05  deri më  31.05.2016  nga ora  08 deri në  ora 12 h .

Share.