Filloi edicioni i 26-të i Kalimerës Poetike “Basri Çapriqi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club ” startoi mbrëmë  edicionin e 26 -të  të Kalimerës Poetike me natën homazh kushtuar shkrimtarit dhe studiesit të ndjerë Basri Capriqit , i cili ndërroi jetë disa muaj më parë . Për ta kujtuar dhe nderuar ish mikun dhe kolegun e tyre në hapsirat e muzeut të Kalasë së Ulqinit ishin mledhur familjarë , miq , studiues e qytetare të thjeshtë .

Për krijimtarinë e Çapriqit folën akademikët  Ali Aliu, Mehmet Kraja, studiuesi i letersisë , mr. Haxhi Shabani  dhe shkrimtari Sadik Bejko. Nata e dytë e Kalimerës Poetike ” Basri Capriqi ” këtë vit do ti kushtohet poetes dhe skenaristes Natasha Lako nga Shqiperia , ku i pranishem do te jete edhe Arian Leka , shkrimtar dhe studiues . Nata përmbyllese e këtij manifestimi është rezervuar për poetin Salajdin Salihu nga Maqedonia rreth krijimtarise së të cilit do të flase poeti Lulzim Haziri .

 

Share.