Fillim i mirë i sezonit në hotelin “Otrant”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fillimi i sezonit duket premtues për hotelin “Otrant” në Plazh të Madh. Ky hotel dyert e veta i hapi që prej muajit mars, kurse mysafirtë më të shumtë gjatë festës së 1 Majit. Menaxheri i hotelit Edmond  Paloka, tha për televizionin Teuta se fillimi i sezonit ishte i mirë, por ka pasur edhe probleme të paparishikueshme.

Sipas Palokës, me qëllim që të tejkalohen rezultatet e vitit të kaluar duhet që mbushja e mirë e kapaciteteve të hotelit të vazhdojë edhe pas kulmit të sezonit, pasi në sezon hoteli është gjithmonë i mbushur. Ai gjthashtu theksoi rëndësinë e kushteve të mira atmosferike , të cilat në muajin maj ishin shumë të pavolitshme.

Share.