Fillim i mbarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo herë në fillim të sezonit qytetarët tanë janë në ankth se si do të rrjedh sezoni turistik,do të ketë apo jo mysafir,do të ju shpërblehet mundi që kanë bërë në investime të ndryshme në objektet e tyre,qofshin ata private apo shtetërore. Dihet vetëm një gjë që Ulqini e ka të krijuar kulturën e mikpritjes, shërbimit, por janë nikoqir të mirë.

Turistët potencial  janë padyshim mysafirët nga Kosova, por zyrtarët tanë deklarojnë se kanë arritur të kthejnë edhe turist të huaj, sidomos nga vendet perëndimore. Është bërë edhe prezantimi i ofertës turistike në vende të ndryshme, nga kanë deklaruar se kanë premtime që ky vit do të jetë shumë i vizituar se një vit më herët.

Ditë më parë nga Rivera e Ulqinit kanë deklaruar se  në komunën e Ulqinit janë duke pushuar 1.500 mysafir ,ku numri më i madh i mysafirëve është i vendosur në objektet hotelerie, ndërsa një numër më i vogël në akomodimin privat.

 

Sipas të dhënave zyrtare në pesë muajt e parë të këtij viti është shënuar një rritje për 15% në bujtje, që është një indikator për një optimizëm që të kemi një sezon më të mirë se ata më herët.

Share.