Fillim më i mbar në hotelin “Albatros”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i hotelit “Albatros “ Xhemal Bushati deklaroi televizionit Teuta që aktualisht në këtë objekt janë duke pushuar 130 mysafir,krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore  kemi një rritje të numrit të mysafirëve.

Në këtë objekt hotelier të punësuar të përhershëm janë 38 punëtorë,por gjatë sezonit veror ky numër dyfishohet shprehet Bushati duke shtuar se çdo obligim që kanë ndaj punëtorëve i kanë shlyer dhe se pagat mujore janë të rregullta.

“Presim një sezon të mirë,por është pak diskutabile mesi i qershorit deri tek mesi i korrikut sepse është muaji i Ramazanit,kështu që mund të ndikojnë në ardhjen e mysafirëve potencial nga Kosova dhe Bosnja në këtë periudhë kohore” – u shpreh drejtori Bushati

Share.