Festivali i RTSH-së: Fituese Eneida Tarifa (Video)

Festivali i RTSH-së: Fituese Eneida Tarifa (Video)

0

Fituesja e edicionit të 54 të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, është këngëtarja Eneida Tarifa, me këngën “Përrallë” me tekst dhe kompozim të Olsa Toqit.

Tarifa, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në Stokholm të Suedisë 2016, në të cilin kanë filluar përgatitjet që do të përfundojnë në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq çmimin Eurosig me vlerë 2000€ i është dhënë këngëtarëve Rezarta Smajadhe Klodian Kaçani.

Ky edicion i 54 i RTSH solli në skenë artistë mjaft të njohur për publikun, por edhe të vjetër që kishin kohë që nuk ngjiteshin në skenën e festivalit.

Renditja e 10 më të mirëve ishte kjo sipas vlerësimit të jurisë:
10 – Evan Rama
9 – Renis Gjoka
8 Teuta Kurti
7 – Dilan Reka
5 Enxhi Nasufi
4 – Rezarta Smaja e Klodian Kacani
3 Flaka Krelani
2 Aslaidon Zaimaj
1 Eneida Tarifa

Finalistët ishin:
1. Sigi Bastri – Engjëll i lirë
2. Rezarta Smaja & Klodian Kaçani – Dashuri në përjetësi
3. Dilan Reka – Buzëqesh
4. Adrian Lulgjuraj – Jeto dhe ëndërro
5. Erga Halilaj – Monolog 6. Evans Rama – Flakë
7. Jozefina Simoni – Një det me ty
8. Egert Pano – Mos ik Genc Tukiçi – Sa të dashuroj
10. Kozma Dushi – Një kafe
11. Luiz Ejlli – Pa mbarim
12. Teuta Kurti – Në sytë e mi
13. Besa Krasniqi – Liroje zemrën
14. Nilsa Hysi – Asaj
15. Kristi Popa – Ajo çfarë ndjej
16. Flaka Krelani – S’je për mu
17. Enxhi Nasufi – Infinit
18. Lindi Islami – Për një mrekulli
19. Florent Abrashi – Të ndjek çdo hap
20. Eneda Tarifa – Përrallë
21. Renis Gjoka – Ato që s’ti them dot
22. Aslajdon Zaimaj – Merrmë që sot

Please follow and like us:

Leave A Reply