Festivali i i poezisë haiku u mbajt dhe në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e Muzeut në Kalanë e Ulqinit u mbajt Festivali botëror i  haiku poezisë “Natyra në sy” i organizuar nga Shoqata e Artistëve “Vizija” nga Gollubovci dhe Qendra kulturore e Ulqinit. Në kuadër të këtij manifestimi, u organizua tryezë e rrumbullakët në temën e kontributit të profesorit dhe shkrimtarit nga Ulqini Jevrem Hajdukoviq në popullarizimin e poezisë haiku në këto hapësira.

Në emër të komunës të pranishmit i përshëndeti kryetari Nazif Cungu i cili foli për kontributin e Hajdukoviq në shoqëri. Ndërsa në emër të organizatorit, Shoqatës se Artistëve “Vizija” nga Gollubovci foli Sllavka Klikovac. Në tryezë të rrumbullakët për jetën dhe veprat e Jevrem Hajdukoviq folën: Milijan Despotoviq, Zoran Raoniq, dr. Gani Karamanaga, organizatorja Sllavka Klikovac, dhe dy nipat e tij Risto Hajdukoviq dhe Stefan Marojeviq.

Share.