Festimi i Kurban Bajramit në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festuan këtë të hënë Kurban Bajramin. Dita e shënuar, e njohur ndryshe edhe si “banketi i sakrificës”, përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar të birin e tij përpara se zoti t’i shtrijë dorën. Në këtë ditë të shënuar ngjarja kryesore është pelegrinazhi i përvitshëm në Mekë, i njohur ndryshe si Haxhi. Qindra mijëra pelegrinë e nisën me ritualin e hedhjes goditjes së djallit me gurë, në qytetin në Minës, në Arabinë Saudite. Atmosfera e pozitivitetit dhe e shpërndarjes së të mirave u shpërnda në shumë vende në botë. Në Malajzi, vendi me më shumë myslimanë në botë, u krye falja dhe u respektua riti i kurbanit për t’i dhuruar ushqim të varfërve.Myslimanët festuan edhe në Rusi ku mijëra besimtarë u falën në rrugët e Moskës dhe në xhaminë e kryeqytetit rus. Pas faljes në Afganistan, presidenti i vendit Ashraf Gani, tha se paqja është dëshira kryesore që ka populli afgan. Ndërkohë besimtarët myslimanë palestinezë iu drejtuan xhamisë al-Aqsa, në Jeruzalem për të kryer faljen e Bajramit. Një vit më parë gjatë ritualit të Haxhit në Mekë, humbën jetën rreth 2300 persona si pasojë e shtypjes njerëzore.

Share.