Fermerët në protstë: Kërkojnë dorëheqjen e ministrit Stijoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fermerët e Malit të Zi erdhën përsëri sot në mesditë me traktorë para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi. Ndër të tjera, ata kërkojnë nga Qeveria të lërë mënjanë para nga rezerva buxhetore dhe të paguhen pesë cent për litër qumësht të prodhuar.

Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e ministrit të bujqësisë Aleksandar Stijoviq. Ashtu si në protestat e mëparshme fermerët paralajmëruan se do të hedhin pleh në rrugët e Podgoricës dhe qyteteve të tjera, nëse Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe Ministri i Financave Milojko Spajiq nuk i pranojnë në takim.

Share.