Fëmijët e Ulqinit në audicione përpara një jurije të shquar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë te parë në Tiranë do të organizohet Festivali Folklorik i Talentave të Rinj Mbarë-Kombëtar., nga mosha 5 deri ne 15 vjec. Është kjo nismë e Zamira Korançe , presidente e shoqatës kulturore artistike “Jehona Shqiptare”. Në mbarë trevat shqiptare janë mbajtur audicionet në përzgjedhjen e të rinjëve të talentuar, audicioni fundit u mbajt në Ulqin në qëndren për kulturë, ku fëmijet patën rastin që të shpalosin talentin e tyre përpara një jurije të nderuar siç ishte artisja e madhe , nderi i kombit Margarita Xhepa, balerina e madhe folklorit Lilijana Cingu.
Audicionet filluan me prezantimin e prezantueses së mirënjohur Silvana Braçe e cila shprehu kënaqesinë që ndodhet përpara publikut të Ulqinit.
Nismëtarja e këtij projekti të madh Zamira Korançe tha se qellimi i këtij festivali është që të inkurajojnë brezin më të ri që ta dashurojë dhe mbështes si dhe të çoj përpara artin popullor. Edhe pse nga ministria e kulturës nuk gjetën përkrahje financiare
Korançe shtoj se në mbarë trevat ku ato kanë prekur në kërkim të talenteve të rinj u ndan më se të kënaqur.
Artisja e merituar Margarita Xhepa tha se qellimi primar i këtij festivali është që fëmijet shqiptar të rriten me fjalën dhe muzikën e bukur shqipe.
Nga nje artiste e madhe si Margarita Xhepa gjithmonë janë të vlefshme mesazhet që ajo jep, prandaj edhe mesazhi i saj për artin dhe kulturën në Ulqin është që të mos lihet mbas dore.
Fëmijët e Ulqinit paten rastin që të paraqiten me këndim, valle dhe recitim, ku tri pika nga secila fushë do të përfaqësojnë Ulqinin në gjysfinalen e Festivalit në Tiranë me 19 Maj dhe me 2 Qershorë në finalen e Festivalit më prestigjoz në Shqipëri.

Jurija do të jetë e përbërë nga emra të njohur të artit dhe kutlurës shqipe:
Margarita Xhepa
Bujar Asqeiru
Silvana Braçe
Osman Mula
Irini Qirjako
Lilijana Cingu
Besim Zekthi
Myfarete Laze
Arben Sinani
Zamira Korançe

Share.