Fejziq: Vaksinimi nuk e prish agjërimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat.ef. Fejziq, në udhëzimet për organizimin e riteve fetare gjatë këtij muaji në kushtet e pandemisë, u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që ti respektojnë masat, kurse imamëve në xhami që besimtarët ti edukojnë mbi nevojën e vaksinimit dhe se i njëjti nuk prish agjërimin. Udhëzimi i Fejziq u postua edhe në faqen zyrtare në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi, në të cilën u bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje.

Share.