Fehim Avdiu : Cilësia e ujit më e mirë se ishte menduar (video)

0

voda1Nga ndërmarrja publike “Ujësjellës kanalizime” zyrtarisht është konfirmuar se analiza  e 8 mostrave të marra nga 8 lokacione të ndryshme të qytetit dhe zonave rurale  rezultojnë  se uji është i një cilësie shumë të mirë dhe është plotësisht i pijshëm. Analizat e  ujit, i ka bërë Instituti për shëndetin publik në Podgoricë.

Drejtori i kësaj Ndërmarrje Fehim Avdiu shprehet se : “qytetarët tanë për çdo parregullsi në furnizimin me ujë të pijshëm,apo ndonjë problem me cilësinë e ujit , do ti njoftoi shërbimi ynë, kështu që nuk ka nevojë që ata të njoftohen përmes artikujve në gazeta të ndryshme , që kësaj radhe kanë qenë më shumë se dezinformuat. Neve kemi reaguar ndaj tekstit të botuar, i cili ka sjellë shumë huti dhe panik tek qytetarët tanë, të cilët i njoftoi edhe një herë që uji është plotësisht i pastës dhe është për pirje”.

“Është për tu çuditur,por në të njëjtën kohë edhe për të menduar se cila është prapaskena e gjithë kësaj tollovie dhe hutie,duke ditur që në periudhën dimërore furnizohemi vetëm nga burimet e Salçit, Millës, dhe Kalimanit, ku çdo herë kemi pasur një cilësi tepër të mirë të uji, ndërkohë që furnizimi i qytetit nga burimi i Lisën Borë është ndërprerë tash katër muaj për shkak të shpenzimit të madh të rrymës elektrike për punën e pompave”  -deklaroi Drejtori Avdiu

Share.