Fed Cup: Sot ndeshjet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në hotelin “Otrant” u bë hapja solemne e turneut prestigjozë ndërkombëtarë në tenis “Fed Cup”. Të pranishëm në këtë eveniment ishin garueset e 17 shteteve pjesëmarrëse , përfaqësuesit sportiv, gjithashtu edhe shumë personalitete të sferës politike të Komunës së Ulqinit.

Federata e tenisit të Malit të Zi për të tretin vit me radhë i’a besoi klubit të tenisit “Belvi” organizimin e këtij kompeticioni të rëndësishëm për Ulqinin, por edhe për Malin e Zi në përgjithësi. Kryetari i Federatës, Dimitrije Rashoviq në fjalën e tij përshëndetëse në mes të tjerash tha se klubi i tenisit “Belvi” me kryetarin e vet Nazif Cungun ka dhënë kontributin e vet në zhvillimin dhe organizimin e tenisit.

“Fed Cup” është garimi më i madh grupor i femrave i cili don punë dhe përkushtim të madh në organizimin e këti lloj turneu. Klubi i tenisit “Belvi” edhe pse ka një traditë të shkurtër në organizime të këtilla, ai edhe këtë vit plotësoi kushtet e veta. Kryetari i klubit “Belvi” Nazif Cungu shprehet se është i kënaqur që ky klub dhe Ulqini janë nikoqir të këtij turneu të rëndësishëm, dhe premtoi se do të vazhdojnë të punojnë ende më shumë që pikërisht tek ne të sjellin turne tjerë të nivelit botërorë.

Andreas Egli, supervizor i turneut dhe njëkohësisht delegat i Federatës botërore të tenisit i falenderoi organizatorët që realizun mbajtjen e këtij turneu ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrësit të cilët do të garojnë gjatë këtyre ditëve.

“Fed Cup” fillon nga data 11 prill dhe do zgjasë deri me datën 16 prill.

Share.