Fed Cup edhe këtë vit do të mbahet në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ashtu si edhe vitet e kaluara, turneu ndërkombëtar i tenisit FED Cup për zonën Evro-Afrikane, do të organizohet në qytetin e Ulqinit, ka njoftuar Federata e Tenisit e Malit të Zi. Turneu do të mbahet në terrenet sportive të klubit “Bellevue”, prej datës 15 deri 22 prill. Në këtë turne do të marrin pjesë 9 vende nga Evropa dhe Afrika, kurse Mali i Zi pritet të marrë pjesë me tenistët më të mirë.

Share.