“Fed Cup” dhuron spektakël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

17 shtete pjesmarrëse, 100 garuese, 50 refer dhe mbi 80 mbledhësa topave janë pjesë e turneut ndërkombëtar të tenisit  “Fed Cup” i cili organizohet nga klubi i tenisit “Belvi” dhe mbështetet nga Federata malazeze e tenisit.

Drejtori i turneut Senad Tafa për televizionin Teuta shprehu kënaqësi për fillimin e turneut dhe që gjithëçka është nivelin e duhur. “Në gjashtë fusha ku zhvillohen me nga gjashtë lojë, deri tani shkon gjithëçka mirë, 17 reprezentacione do të garojnë deri të shtunen, ku do të luhet edhe finalja e madhe.

Edhe kësaj radhe e kemi arsyetuar epitetin e nikoqirit të mirë” thotë ai. Deri me datën 16 prill nga ora 10 e deri në orën 14 sa do të zgjasin ndeshjet e këtij turneu,  gjatë të cilit të gjithë adhuruesit e sportit të bardhë do kenë mundësi të ndjekin një garë dinjitoze. Në ndeshjet e sotme Greqia fitoi kundër Maltës me rezultatin 3 me 0, Mali i Zi kundër Kosovës me të njëjtin rezultat, kurse Qiproja mundi Algjerinë me rezultatin 2 me 1.

 

Share.