Fatmir Gjeka : Rruga Krythë –Ulqin pas sezonit veror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë  vit përgatitjet për sezonin turistik kanë filluar më herët. Ditën e hënë  për herë të parë në këtë vit është mbledhur trupi koordinues për përgatitjen dhe mirëvajtjen e sezonit turistik. Kryetari i komunës Fatmir Gjeka  deklaroi  për televizionin Teuta se janë bërë të gjitha përpjekjet dhe përgatitjet paraprake për një sezon të  suksesshme. “Në Vijim janë arnimet e disa rrugëve dytësore, por shumë shpejt do fillohet me arnimin e aksit rrugor Ulqin -Krythë “, duke shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për  ekspropoimin e tokave , dhe se janë siguruar mjetet për asfaltimin e këtij aksi rrugor. Sipas kryetarit Gjeka asfaltimi i rrugës do të filloi menjëherë pas përfundimit të sezonit turistik .Kjo është faza e tretë e asfaltimit që lidh pikën kufitare-Muriqan –Sukubinë me Ulqinin. Kryetari Gjeka është optimist për një sezon të suksesshme.

Share.