Fatmir Gjeka: Pak funksioner të pakicave në qeveri. Shqiptarët e emëruar nuk janë përfaqësues autentik të popullit shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot  në kuadër të Orës së Kryeministrit të mbajtur  në Kuvendin e Malit të Zi, kryeministrit  Zdravko Krivokapiq është përgjigjur në pyetjet e klubeve të deputetëve. Në emër të klubit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate dhe Koalicionit Shqiptarë, pyetjen e ka shtruar deputeti Fatmir Gjeka, i cili ka pyetur kryeministrin Krivokapiq sa funksioner ka emëruar Qeveria të cilën ai e drejton dhe sa nga ata janë nga radhët e pakicave, në veçanti sa shqiptarë?

Deputeti Gjeka tha se per gati gjashtë muaj të mandatit të kësaj qeverie ka një numër të vogël të popujve pakicë, e sidomos të shqiptarëve të cilët janë të emëruar në ndonjë institucion të emëruar nga qeveria aktuale, por edhe ata të cilët janë emëruar, nuk janë përfaqësues autentik të popullit shqiptarë. Ai theksoi se një studim ka treguar se janë emëruar 205 funksioner në mandatin e qeverisë aktuale, dhe se prej tyre vetëm 7 janë nga radhët e pakicave nacionale, të emëruar në në pozicione të ulëta të vendeve të punës.

Kyeministri Krivokapiq në përgjigjen e tij ka thënë se të punësuarit nuk i shikon në baza të nacionalitetit për në kuptimin e qytetarit, ashtu siç është edhe Mali i Zi shtet qytetar, por Krivokapiq u fokusua më shumë tek thënja e deputetit Gjeka se funksionerët e emëruar nuk janë përfaqësues autentik të popullit shqiptarë.

“Rezulton se zv / kryeministri që deklaron se është shqiptar nuk është  përfaqësues autentik i popullit shqiptar. Ju  këtë e mendoni, kurse  ai e thotë, dhe ju duhet të dokumentoni atë që thoni. Unë mendoj se Z. Abazoviq ka deklaruar se  është shqiptar dhe nuk e di nga vjen ai karakter jo-autentik të cilin po ja përshkruani. Nuk mendoj se duhet të ndahemi kush është autentik dhe kush nuk është autentik, por kush vepron  dhe jep rezultatin e tij në mënyrën e duhur”, tha kryeministri Krivokapiq.

Ai poshtu folii edhe per mundësinë të cilën qeveria e tij  u ka dhënë pakicave, por të cilën as sot nuk e kanë pranuar, duke theksuar se ai përsëri ju shtrin dorën.

“Ju disesi na keni sjellur ne situatë që të mendohet  se ne nuk dëshirojmë të kemi as bashkëpunim dhe as pakica në qeverinë tonë. Unë ju garantoj se kjo nuk është e vërrtetë. Dora ime u është shtrirë juve dhe akoma ka mbetur në ajër, ju mund ta siellni në cilën anë të doni por ajo u është drejtuar juve sigurisht. Problemi i vetëm është se në këtë moment ju mesiguri prisni që do të kthehet pushteti i kaluar, e unë ju garantoj se jo”, përfundoi Krivokapiq në përgjigjen e pyetjes së deputetit Gjeka.

Ilmira Lika

Share.