Faqja zyrtare e Komunës së Ulqinit tani edhe për personat që kanë vështirësi në shikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit është ndër të parat në Mal të Zi e cila faqen e saj zyrtare e ka përshtatur edhe për personat që kanë vështirësi në shikim. Ky ndryshim është realizuar nga Sektori për sistem të informacionit i cili ndodhet në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës. Udhëheqësja e këtij sektori, Teuta Mehmeti, tha se për këtë janë analizuar faqet zyrtare të institucioneve në vendet e rajonit dhe është implementuar shembulli i tyre. Përshtatja e faqeve zyrtare për personat me vështirësi në shikim është obligim ligjor dhe shpresohet se në të ardhmen edhe instituionet e tjera shtetërore do të implementojnë një hap të tillë.

Share.