Falenderim nga Emroja me familje

0

Emroja dhe familjaret e tij ne keto momente te veshtira, ku po ballafaqohen me nje semundje tejet agresive, por qe nuk heqin dore nga lufta per jeten e Emros, ju drejtohen te gjithe njerezve te vullnetit te mire te cilet deri me tani kane kontribuar per te shpetuar jeten e Emros, djalit te vetem qe kane:

Nga zemra ju falenderojme te gjitheve qe po na ndimoni ne keto dite tejet te veshtira per familjen tone, duke shpresuar se te gjithe se bashku do te ja riktheni buzeqeshjen e Emros tone dhe tuaj.

E dime se eshte e veshtire dhe po ndani shume kohe te cmuar ne sezonin turistik, ku cdo sekond eshte para dhe ju siguron mireqenje familjare, por si  prind Apelojme tek secili nga ju qe jeni shpresa e vetme e jetes se Emros.

Ajo qe po beni ju gjate ketyre diteve eshte me shume se humane, shpresojme te ju kthejme me te mira ne familjet tuaja, Zoti ju shperbleft te gjitheve. Cdo here do te jemi mirenjohes ndaj secilit nga JU.

JU lutemi qe te na  ndihmoni deri ne grubullimin e mjeteve te nevojshme sepse spitali nuk e fillon trajtimin derisa nuk paguhen te gjitha mjetet e nevojshme prej 450 mije eurosh. Gjaku I Emros duhet te dergohet ne SHBA per trajtim dhe per kete urgjentisht duhet te mbledhen te gjitha mjetet sa me pare.   Ju lutemi per mirekuptimin tone sepse JU jeni shpresa jone e vetme.

Me shume respekt dhe dashamiresi ndaj secilit nga JU,

Emro Abazi me familje

Share.

Leave A Reply