Falenderim institucioneve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

DEKLARATË PËR SHTYP

Dëshirojmë të falënderojmë Komunën e Ulqinit, kryetarin  z. Nazif Cungu dhe shefin e policisë komunale z. Saubih Mehmetin, për insistimin në zbatimit të ligjeve të cilët janë prezantuar në rastin tonë, duke treguar kështu se qytetarët e komunës së Ulqinit, në institucionet lokale, kryetarin e saj dhe udhëheqës të tjerë, kanë partnerë ku mund të adresojnë problemet legjitime të tyre. Edhe pse nën presionin e mediave dhe individëve të caktuar,  respektimi dhe zbatimi i ligjit nga ana e komunës dhe kryetarit të saj, me çka për ne dhe punonjësit tanë është zgjidhur një çështje me rëndësi jetike, është dëshmuar qëllimi kryesor të ekzistencës së administratës lokale,  se ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe gjithmonë  të  mbrojë interesat e tyre, sigurisht kur ato janë në përputhje me ligjin.Për arsyet e mësipërme, ne me të drejtë presim  se rruga në fjalë do të ndërtohet ashtu siç është e përcaktuar në dokumentet e planifikimit.

Share.