Faktura mesatare 29,78 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Faktura mesatare për shpenzimin e energjisë elektrike në amvisëri në muajin prill ka qenë 29,78 euro , njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Në nivel vendi amvisëritë kanë shpenzuar 91 milion e 700 mijë kilovat orë të energjisë elektrike, çka përbën rënie prej 5,37% në krahasim me muajin mars. Mesatarja më e ulët për amvisëri është regjistruar në Zhabljak, 17,71 euro, kurse më e larta në Kotorr, 35.05 euro.

Share.