F. Sella: Pajisjet e nxemjes dhe instalimet e rrymës të kontrollohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit pas periudhës së verës ku është ballafaquar me problemet e zjarreve  në hapësira të hapura, tani janë në gatishmëri të plotë për të reaguar në shpërthime të zjarreve në objekte.

“Tani jemi në sezonin e dimrit, pra është periudha ku përdoren pajisje të ndryshme  për nxemje ,si shporetë të drurit, kondicioner dhe stufa elektrike që shpesh mund të jenë shkaktarë për shpërthime të zjarreve”-u shpreh Flamur Sella-kryeshef i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit .

Ai në mes tjerash dha edhe disa rekomandime për qytetarë në lidhje me përdorimin e pajisjeve të nxemjes,dhe hapat e para që duhen të ndërrmerrën.

Sella u shpreh  që urgjent të thrrasin shërbimin e zjarrëfiksave numrin 123, në rast që nuk e fitojnë këtë numër mund të thrrasin numrin 112 qendrën në Podgoricë- apelon Sella.

Share.