F.Gjeka Risi-taksistët e verdhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka deklaroi për televizionin Teuta se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e sezonit turistik. ”Ajo çka është me rëndësi është furnizimi me ujë, pastërtia, furnizimi me energji elektrike, shëndetësia, siguria, dhe komunikacioni, për të cilat jemi angazhuar maksimalisht që të jenë në nivel dhe gatishmëri të plotë “shprehet Gjeka duke shtuar që” me kyçjen në ujësjellësin regjional kemi zgjedhur problemin e furnizimit të rregullt me ujë edhe në vlugun e sezonit turistik, pastaj është dhënë pëlqimi për ndërhyrje në përforcimin e rrjetit elektrik në koordinim me elektrodistribucionin, duke ditur që vitin e kaluar kemi pasur rënie të sistemit në pikën e sezonit. Është përfunduar poashtu me sanimin e disa rrugëve lokale, kemi përshpejtua procedurën e marrjes së lejeve për objektet e përkohshme. Ajo çfarë do të ketë risi në këtë vit është që është sjellë vendimi që këtë vit taksitë të jenë me ngjyrë të verdhë, deklaroi i pari i Ulqinit Fatmir Gjeka.

Share.