F.Avdiu : Të reshurat e shiut ndikuan në cilësinë e ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreshjet e dendura  të shiut që kanë prekur Komunën e Ulqinit gjatë dy javëve të fundit kanë ndikuar edhe në cilësinë e ujit të pijshëm,duke sjellur kështu turbullira periodike. Aty ku të reshurat e shiut kanë ndikuar më së shumti në cilësinë e ujit është Kllezna e Poshtme,ku për momentin uji nuk mund të përdoret për pije,deklaroi për televizionin Teuta drejtori i Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellës Kanalizime “- Fehim Avdiu.

Sa i përket kronit publik në Kllezën, uji është në rregull pasi vjen nga burimet natyrore Kaliman dhe Millë, dhe qytetarët mund ta përdorin ujin pa asnjë hezitim. Ndërkaq, ndërtimi i rrugës rajonale nga Krytha në Ulqin është një problem shtesë për ndërmarrjen komunale pasi në shumë vende vjen deri tek prishja e gypave, por edhe ndrrimi i tyre,gjë që do t’i kushtojë Komunës së Ulqinit rreth 250 mijë euro.Avdiu shtoi se është kryer elaborati dhe është dorëzuar Komunës. Deri në një lajmërim tjetër nga Ndërmarrja komunale “Ujësjellës “Kanalizime banorët e fshatit “Kllezna e Poshtme” nuk mund të përdorin ujin për pije.

Share.