Evidencë e saktë e të punësuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komunën e Ulqinit tashmë evidenca e të punësuarve është në nivel të lartë falë zgjidhjes së sofistikuar teknike, thonë nga Shërbimi për sistem të informacionit. Të gjithë të punësuarit në Komunë janë të pajisur me kartelat përkatëse dhe e kanë obligim që nëpërmes saj të regjistrojnë hyrjet dhe daljet nga ndërtesa e Komunës. Në këtë mënyrë sigurohet një evidencë e saktë e pranisë së të punësuarve në vendin e punës, problem i ngritur shumë herë në të kaluarën.

Të dhënat nga ky regjistrim vetvetiu nuk mund të kenë pasoja për të punësuarit që bëjnë shkelje të rregullores së punës, por mud të përdoren nga Komisioni Disiplinor në rast se ai vendos të procedojë shkeljet e tilla.

Share.