Eurosuper 98 më i lirë nga mesnata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e Eurosuper 98 në Malin e Zi do të jenë një cent më të ulëta nga mesnata, ndërsa çmimi i vajit të ngrohjes do të rritet po me një cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.34 euro nga mesnata, dhe vaji i ngrohjes 1.13 euro.Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel do të qëndrojnë të pandryshuara për dy javët e ardhshme dhe do të arrijnë përkatësisht 1.31 euro dhe 1.15 euro. Ndryshimet e fundit të karburantit ishin më 11 maj, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një deri në dy cent.Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet në 7 qershor, dhe çdo vlerë e ndryshuar e produkteve të naftës do të jetë e vlefshme nga 8 qershori.

Share.