EU i përkushtuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari shtetëror për integrimet evropiane e kryenegociatori i Malit të Zi me UE, Aleksandër Andrija Pejoviq deklaroi se Samiti në Paris është tregues se sa i fuqishëm është përkushtimi i UE për integrimin e Ballkanit Perëndimor, u kumtua nga Ministria për punë të jashtme dhe integrimet Evropiane.

Siç u theksua, në takimin e punës të ministrave të jashtëm në Paris, i cili u organizua në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor, u bisedua për integrimet e mëtejme ekonomike të rajonit si parakusht për përfshirjen sa më të shpejtë të këtyre vendeve në UE, lidhjet më të ngushtë të të rinjve përmes themelimit të zyrës rajonale të tyre dhe shkëmbimit të mendimeve lidhur me sfidat e përbashkëta me të cilat po ballafaqohet Europa dhe bota dhe mekanizmat për zgjidhjen sa më efikase të tyre.

Pejoviq përshëndeti mbajtjen e Samitit të Parisit duke theksuar se kjo tregoi përkushtimin e fuqishëm të UE për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Share.