“Është qesharake” që Kosova të shtyhet për kufi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, në një interviste ka thene se Kosova nuk duhet të shtyhet me Malin e Zi për çështjen e kufirit, pasi Mali i Zi shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për Gjykatën Speciale dhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan.Kosova është shtet sovran, Serbia është shtet sovran. Në rrethana normale, shtetet  sovrane vendosin vetë se si duan të ndërveprojnë në baza bilaterale.  

Koha kur Kosova ka kërkuar heqjen e vizave nuk ka qenë shumë e mirë, sepse ka ndodhur në mes të krizës me migrantët nga Lindja e Mesme. Po ashtu ka ndodhur kur shumë njerëz nga Ballkani kanë shkuar në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian. Mendoj se Kosova duhet të dëshmojë se mund të veprojë në përputhje me kërkesat për heqjen e vizave dhe të mos dërgojë njerëz në mënyrë të paligjshme në Evropë. Amerikanët do t’i kishin shqetësimet e njëjta, nëse Kosova do të kërkonte heqjen e vizave me SHBA-në – çfarë shpresoj se do të ndodhë një ditë.

Share.