Është mbyllur konkursi i OJQ-ve,  konkurojnë 28 prej tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konkursin publik për ndarjen e mjeteve buxhetore të Komunës së Ulqinit të parapara për mbështetjen e projekteve të Organizatave Joqeveritare për vitin 2021  kanë aplikuar 28 OJQ. Konkursi ka qenë I hapur  nga data 2 mars deri më 9 prill ,deklaroi për Televizionin Teuta  Ndihmësja e sekretares së  Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore,  Mirjeta Gjoni.

Me buxhetin e Komunës së Ulqinit janë të parapara që për OJQ-të të ndahen mjetet me vlerë prej 30. 000 euro.

Pasi që komisoni perkatës dhe vlerësuesit e pamvarur  t’i vlerësojë projektet , do të bëhet edhe njoftimi për OJQ- të fituese në fletën zyrtare, dhe sajtin e Komunës së Ulqinit i cili duhet  kryer brenda 30 ditëve. Mjetet e parapara me buxhetin e Komunës ndahen për përkrahjen e projekteve të OJQ-ve të cilat kontribojnë në realizimin e qellimeve të parapara me dokumentat strategjike.

Share.