Është hedhur në shqyrtim publik Projektligji i planifikimit dhe ndërtimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm  dhe turizmit konformë urdhëresës  për mënyrën e  zbatimit të diskutimit  publik  për përgatitjen e ligjit , njofton të interesuarit  se ka filluar shqyrtimi publik i  projektligjit  për planifikim dhe ndërtim. Në bazë të Programit të hartuar nga Ministria,  shqyrtimi publik në Ulqin do të mbahet më datën  5 maj 2017 ne ora 15,00 në sallën e  Kuvendit Komunal.

Me këtë rast ftohen  qytetarët,institucionet profesioniste dhe ata shkencore , organet shtetërore, shoqatat  e kësaj fushe, organizatat joqeveritare, mediat  dhe  palët e tjera të interesuara  që të kycen  në diskutimin publik dhe të japin  propozimet e tyre , verejtjet  dhe sygjerimet  në tekstin e  Projektligjit  për planifikim dhe ndërtim. Palët e interesuara  komentet ,vlerësimet  dhe sygjerimet  mund ti dërgojnë  edhe në formë elektronike  deri me 12 nqershor, në adresë të Ministrisë për zhvillim të qëndrueshem  dhe turizëm.

Share.