Erdogan do të vizitojë Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushoglu njoftoi sot gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Malin e Zi gjatë këtij viti. Ai tha se Mali i Zi paraqet një vend stabil të Ballkanit  me të cilin Turqia ka marrëdhënie të mira dhe miqsore të cilat do të fuqizohen edhe më tepër pas antarsimit të Malit të Zi në NATO.

Në konferencën e përbashkët për media me ministrin e jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq, Çavushoglu vlerësoi rolin e Malit të Zi në stabilitetin e rajonit dhe theksoi se një Ballkan stabil është në interes jo vetëm të Turqisë por i gjithë Evropës. Darmoanoviq nga ana e tij tha se Mali i Zi , përveç marrëdhënieve të mira politike, është i interesuar edhe për tërheqjen e investitorëve turq sidomos në fushat e energjetikës, bujqësisë , industrisë dhe turizmit. Çavushoglu u takua edhe me presidentin Filip Vujanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq.

Share.