Era e fortë shkakton ndërhyrjen e zjarrëfiksëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të erës së fortë në afërsi të palestrës “Fit”, pema që ndodhej afër krijoi kontakt me rrjetin e energjisë elektrike, duke rrezikuar edhe shpërthimin e zjarrit. Me këtë rast u nevojit ndërhyrja e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, të cilët arritën në vendngjarje disa minuta pas lajmërimit nga ana e pronarit të palestrës, dhe  të cilëve iu desh të presin pemën në mënyrë që të eliminojnë rrezikun.

I gjithë procesi u përfundua me sukses , dhe për këtë nuk mungoi as falenderimi i pronarit ndaj punëtorëve të Shërbimit.

Share.