ENTI PËR PUNËSIM  NË ULQIN: 68 PUNËDHËNËS SHPREHIN INTERESIMIN PËR  202  STUDENT 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Cikli i ri i shtatë i aftësimit professional për  student të diplomuar në  arsimin e  lartë këtë vit tërhoqi interesim  të madh si nga ana e punëdhënësëve  ashtu edhe nga  studentët.

Për punëdhënësit, periudha e aplikimit u përfundua më 15 tetor, kështu që 68 punëdhënës nga Ulqini shpallën nevojën për 202 vende të lira pune, që është rreth 50 për qind më shumë se cikli i vitit të kaluar. Profilet që  zakonisht kërkohen më së shumti  janë ata  nga fusha  e drejtësisë, ekonomisë, turizmit dhe shkencave natyrore.

Studentët e interesuar mund të dorëzojnë dokumente deri më 18 nëntor dhe të aplikojnë për disa nga punët e ofruara.

Sipas analizës së kryer nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Administratën Tatimore, e cila i referohet viteve të mëparshme të zbatimit të Programit, rreth 50% të  përfituesve të Programit vazhduan angazhimin e tyre në punë

Programi i aftësimit professional zgjatë nëntë muaj, ndërsa llogaritet  si përvojë pune në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Share.