Eliza Hoxha: Në Kosovë banorët u përmbahen pjesërisht rregullave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me ardhjen e muajit prill rastet me koronavirus në Kosovë shtohen çdo ditë, kështu për Televizionin Teuta deklaron Eliza Hoxha, deputetja e Kuvendit të Kosovës. Masa të  ndryshme janë sjellur për të parandaluar përhapjen e COVID 19, por disa prej tyre nuk kanë pasur baza kushtetuese. Relativisht njerëzit i përmbahen rregullave, qëndrojnë në shtëpi dhe mundohen që të dalin veç për nevojat elementare , gjithashtu të ndihmojnë ato të cilët kanë nevojë. Hoxha shprehet se i mungojnë shumë kontaktet e drejtpërdrejta me kolegët, shoqërinë, studentët, dhe se nuk përshtatet edhe aq mirë me sistemin e ri online.

Share.