Elezagiq: Opozita po lihet jashtë që të keqpërdoren resurset

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Ulqin Skender Elezagiq ka deklaruar se emërimi i anëtarëve të këshillave drejtues vetëm nga shumica qeverisëse do të thotë që pushteti i ri dëshiron ti ndajë këto poste për antarsinë e vet, dhe të shfrytëzojë resurset për qëllime parazgjedhore.

Në seancën e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila do të mbahet të merkurën në rend të ditës do të jetë emërimi i anëtarëve të ri të këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, në të cilët sipas disa mediave nuk do të ketë vend për antarët e partive opozitare.

Share.