Elezagiq: Askush nuk do të ketë shumicën të formojë i vetëm qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate të Ulqinit, Skender Elezagiq, deklaroi për telvizionin Teuta se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare asnjë parti nuk do të jetë në gjendje që e vetme të formojë qeverinë, çka sipas tij është diçka pozitive për demokracinë e vendit. Sipas Elezagiq, përçarja e kësaj partie pas kongresit nuk do të ketë ndikim në rezultatin pozitiv të saj. Ai tha se gjithmonë kur kjo pari ka dalë në zgjedhje pa Partinë Demokratike të Socialistëve në nivel lokal, rezultati gjithmonë ka qenë më i mirë se kur kanë dalur në koalicion, prandaj shprehu besimin se edhe kësaj rradhe, dalje e vetme në zgjedhje do të rezultojë në mënyrë pozitive.

Share.