Eksperët gjerman nga “Robert Koch” për vizitë në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacioni ekspert i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Gjermanisë “Robert Koch” filloi sot vizitën pune pesë-ditore në Mal të Zi. Në një mision të përbashkët të Institutit Robert Koch, Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, Instituti i Shëndetit Publik, iniciuar nga Instituti Gjerman në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetit në Mal të Zi, ekipi i ekspertëve do të punojë së bashku për të forcuar kapacitetin e sistemi shëndetësor malazes në luftën kundër OVID-19.

“Është një kënaqësi dhe nder i madh për mua të informoj publikun  se sot kemi pritur një ekip ekspertësh nga Instituti Robert Koch, ekspertë të vjetër në fushën e epidemiologjisë. Ata do të qëndrojnë në Malin e Zi në ditët në vijim dhe do të na ndihmojnë të shohim bashkërisht situatën e plotë epidemiologjike, të na japin të gjitha rekomandimet më të reja në lidhje me përcjelljen dhe monitorimin, tha Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq.

Kreu i delegacionit të Institutit Robert Koch, Dr. Andreas Jansen, tha se të gjithë kemi mësuar një mësim të thjeshtë nga kjo pandemi – do ta ndalojmë përhapjen e saj vetëm nëse ne luftojmë krah për krah.

” Detyra jonë gjatë kësaj jave në Mal të Zi është të gjejmë zgjidhje së bashku me kolegë nga vendi juaj, të shkëmbejmë përvoja, në mënyrë që të gjejmë mënyrën më të mirë për të luftuar pandeminë COVID-19, tha Dr. Jansen, duke theksuar se numri i të infektuarve në Mal të Zi dhe Gjermania aktualisht është në një nivel të përafërt.

Ambasadori gjerman në Malin e Zi, Dr. Robert Weber, vlerësoi se delegacioni gjerman i ekspertëve po vjen në një moment të rëndësishëm për Malin e Zi.

“ Ka një rënie të numrit të njerëzve të infektuar  në vend dhe patjetër që duhet ta mbështesim këtë trend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse Mali i Zi tani po përgatitet për një sezon turistik shumë të rëndësishëm. Të gjitha masat e mundshme duhet patjetër të zbatohen në mënyrë që turizmi të jetë i sigurt”, theksoi ambasadori gjerman.

Shefja i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Mina Brajović, vuri në dukje se vizita pesë-ditore e kolegëve nga Instituti Robert Koch ddo të shërbejë për të mbështetur më tej forcimin e kapaciteteve kombëtare për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19.

Share.