Ekipi i serialit „Perla e Bunës“ filmon deri në fund të korrikut

0

Në lokalitetet të shumta në Ulqin po xhirohen skenat e vazhdimit të filmit „Perla e Bunës“, i cili prej nëntorit do të shfaqet në formë seriali në Radiotelevizionin e Malit të Zi dhe ato rajonal. Në krye të këtij projekti janë aktori Millutin Mima Karaxhiq dhe regjisori Millan Karaxhiq, kurse seriali do të shfaqet në 8 pjesë me zgjatje nga 1 orë. Ekipi i xhirimeve është përforcuar edhe me aktorë të tjetë të dalluar nga vendet e rajonit, ku dominojnë aktorët e rinj. Sipas parashikimeve, xhirimet do të zgjasin deri në fund të korrikut, kurse kostot kapin shifrën e 560.000 eurove. Ky projekt është përkrahur nga Qeveria e Malit të Zi dhe RT në MZ, kurse të apasionuarit pas filmit do të kenë mundësi ta ndjekin prej 27 nëntorit në Radiotelevizionin e Malit të Zi.

Share.

Leave A Reply