Efektet anësore: 195 raporte për Sputnjik V, më së pakti për vaskinën kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti për ilaçe dhe pajisje mjekësore (CInMED) deri më tani ka marrë 195 raporte të reaksioneve anësore pas administrimit të vaksinave kundër Covid 19, kryesisht tek Sputnik V, ndërsa 12 prej tyre kishin lidhje me AstraZeneka.

Drejtuesja e Departamentit të Farmakovigjilencës, Farmakoepidemiologjisë dhe Informacionit mbi Barnat në këtë institut Veselinka Vukiqeviq, efektet ansore kryesisht ishin ethe , të përziera, dhimbje të kokës, të muskujve dhe dhimbje në vendin e aplikimit të vaksinës. Efektet anësore më të pakta ishin nga vaksina kineze Sinofarm – vetëm tre të regjistruara. Deri më tani në Mal të Zi janë vaksinuar 36,113 persona , ndërsa 7,128 kanë marrë dozën e dytë.

Me Astra Zeneka janë imunizuar 15,303 qytetarë nga 24,000 doza që mbërritën në vendin tonë dy javë më parë. Megjithëse më shumë se gjysma e këtyre vaksinave janë përdorur dhe rivaksinimi i parë është planifikuar për në fund të këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik i tha për Pobjeda më herët se nuk do të ketë probleme me rivaksinimin “pasi mund të jepet deri në 12 javë pas dozës së parë, deri kur priten dërgesa shtesë “. Të premten, Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq-Bojoviq, njoftoi se deri në fund të muajit priten vaksina të reja nga prodhuesit rus dhe kinez, por edhe disa të kompanisë Pfizer.

Share.