EEMZ: Nuk pritet rritje e çmimeve të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata aktuale energjetike në Mal të Zi është e qëndrueshme dhe të gjithë konsumatorët furnizohen rregullisht me energji elektrike, pavarësisht faktit se vendet në mbarë botën, përfshirë Evropën dhe rajonin, po përballen me krizë energjetike për shkak të rritjes së çmimeve, njoftohet nga EEMZ.

Nga kjo kompani deklarojnë se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe se të gjitha parashikimet tregojnë “se çmimi i energjisë do të rritet jo vetëm vitin tjetër, por edhe në vitet e ardhshme”. Drejtori ekzekutiv i EEMZ, Nikolla Rovçanin, tha se nuk po mendojnë për kufizime ose rritje të çmimeve të energjisë elektrike, pavarësisht nga fakti se çmimi në bursë ka arritur në 200 € / MWh, ndrësa kjo kompani ua shpërndan familjeve dhe bizneseve të vogla në një çmim prej 43 € / MWh.

“Situata aktuale e energjisë elektrike në Mal të Zi është e qëndrueshme, megjithëse ka mungesë uji në rezervuare krahasuar me planet e bilancit,” tha Rovçanin. Energjia elektrike dhe gazi janë rritur me mbi 100 përqind në dy muajt e fundit, por prodhimi i energjisë në Mal të Zi është diversifikuar në mënyrë që, çdo vit, 53 përqind e prodhimit vjen nga uji, 38 përqind nga termocentrali Plevlja, kurse 9 përqind nga centralet e erës  çka bën që bilanci energjetik i Malit të Zi të varet si nga kushtet hidrologjike ashtu edhe nga funksionimi i qëndrueshëm i TC Pljevlja, thonë nga EEMZ.

Share.