Edukimi i anëtarëve të Komisioneve zgjedhore komunale dhe të këshillave mbetet obligim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edukimi i anëtarëve të Komisioneve zgjedhore komunale dhe të këshillave zgjedhor në procedurën e votimeve mbetet obligim për komisionin zgjedhor të shtetit, kurse kohë ka gjithnjë e më pak, ka vlerësuar ministri për punë të brendshme Goran Danilloviq. Siç është kumtuar nga ministria e punëve të brendshme Danilloviq ka biseduar me përfaqësuesit e misionit të OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi të cilin e kryeson Roman Jakiç. Theksohet se Danilloviq ka shtuar se është i kënaqur me misionin e OSBE i cili do të përcjell procesin zgjedhor dhe se MPB dhe trupi koordinues për përcjelljen e implementimit të procesit zgjedhor janë të hapur për bashkëpunim. Siç theksohet përfaqësuesve të misionit u janë prezantuar aktivitetet të cilat i ndërmerr ministria e brendshme në mënyrë që zgjedhjet të realizohet në pajtim me ligjin. Është theksuar se për shkak të faktit se pothuajse një të katërtës së votuesve u është ndryshuar vendvotimi, ministria e brendshme bënë përpjekje që çdo votues të njoftohet se ku duhet të votojë.

Share.