Edin Pelinkoviq: Mbajtja drejtë e trupit, aktivitetet fizike jane formula për një shëndet të mirë fizik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillimi teknologjik, orët e zgjatura të punës si dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shktaktarët kryesorë të dhimbjeve të shpinës dhe qafës. Dhimbjet e shpinës llogariten si përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbejnë ndër shkaqet më të shpeshta për të trokitur te mjeku familjar apo ose tek fizioteratisti. “Mbajtja jo e mirë e trupit, pasojat dhe trajtimi” ishte tema e emisionit të sotëm “Ditë e re” ku fizioterapisti u përgjigj pyetjeve mbi shkaqet e këtyre problemeve.

Nëse dhimbja është prezente për më shumë se një ose dy javë konsultohuni me fizioterapist. Sa më shpejt do të ndërhyni, aq më të mëdha do të jenë shanset për t’u përmirësuar dhe për t’u ndjerë mirë e për t’ju rikthyer aktivitetit të mëparshëm, është këshilla e fizioterapistit Edin Pelinkoviq. Mbajtja drejtë e trupit, lëvizje të rregullta dhe aktivitetet fizike jane formula për një shëndet të mirë fizik.

Share.