Edin Karamanaga dhe Diar Mujiq – dy pionerët e dalluar të KF “Otrant Olympic”

0

Sezoni i fundit për KF “Otrant Olympic” ka qenë mjaft i suksesshëm , ku edhe krahas vështirësive të shumta me të cilat janë përballur në fillim, kanë arritur të sigurojnë pozita shumë të mira në tabelë në të gjitha kategoritë.  Edin Karamanaga dhe Diar Mujiq janë dy pionerë të dalluar të këtij klubi , të cilët falë dashurisë që kanë për  futbollin , KF Otrant Olympic” i kanë sjellë fitore të shumta. Të pyetur reth asaj se sa janë të kënaqur me rezultatet e këtij sezoni , ata për Tv Teuta u shprehen shumë të kënaqur dhe deklaruan se do të tentojne që këtë ritëm ta mbajnë edhe gjatë periudhës në vazhdim.  Edhe pjesa e dytë e këtij sezoni për pionerët e KF ” Otrant Olympic ” do të jetë mjaft e ngarkuar , ku pritet që të jenë pjesmarrës në turne të ndryshme e  ç’është më e rendësishmja të luftojnë për një pozicionim sa më të mirë në tabelë.

Share.

Comments are closed.