Edicioni i Parë i Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon

0

Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Unionin e bashkive Shqiptare në Rajon, me datën 8 mars, organizon Edicionin e Parë të Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon. Aktiviteti fillon në orën 09:00 në qendër të Tuzit, me hapjen e panairit të artizanateve me mbi 40 pjesëmarrës nga 8 komuna. Në këtë manifestim do të marrin pjesë të gjitha SHKA-të nga Malësia dhe nga vendet fqinje,si dhe do të ketë program argëtues për fëmijë. Paneli i diskutimit fillon të njëjtën ditë, në orën 10:0 në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit. Në rast të motit të keq, panairi dhe programi i paraparë muzikoro- argëtues do të realizohet në Kantinën e verës “13 Korriku” në Shipshanik.

Share.