EDICIONI I 10- të I GARAVE TË RECITUESVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Ulqin, u mbajt edicioni i 10- të  garave të recituesve të rinj, të  organizuar nga Fondacioni  “Studenti” edhe  juria fituese shpalli vlerësimin si vijon: Vendi i parë i takoi Esmelinda Lekperiqit nga Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” të Ostrosit, vendi i dytë Behar Palit nga Shkolla fillore “Bedri Elezaga” të Katërkollës,ndërsa dy  vendet e treta i ndan Fiorentina Lekperiq nga Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të Ostrosit dhe  Jetlira Hoxha.Ky  manifestim, tashmë tradicional, kësaj radhe i mbështetur nga Konkursi i Komunës së Ulqinit për organizatat joqeveritare.

Kryetari i Fondacionit “Studenti” Hajredin Kovaçi tha se me kohë janë ftuar të marrin pjesë edhe nxënësit e dy  shkollave të mesme të Ulqinit, por nuk janë paraqitur.

Share.