Edhe Ulqini pjesë e projektit “Mali i Zi në ritmet e Evropës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, priti në një takim organizatorët e Projektit “Mali i Zi në ritmet e Evropës’’ David Makeviq dhe Branko Bekiq. Tema e bisedimeve ishte pjesëmarrja e komunës së Ulqinit në projektin e lartëpërmendur. Mysafirët sqaruan që projekti nënkupton organizimin e një audicioni në periudhën 1 nëntor deri më 1 dhjetor për fëmijë të shkollave fillore edhe të mesme.

Në televizionin shtetëror, 20 ekipet e përzgjedhura nga të gjitha komunat e Malit të Zi, do të prezantohen në prill të vitit të ardhshëm, në Podgoricë, me një pikë koreografike në gjuhën e shtetit të përzgjedhur të Bashkimit Evropian. Shpërblimi për ekipin fitues do të jetë udhëtim në shtetin që kanë prezantuar, ndërsa administrates lokale do ti shkojnë 50 përqind nga fitesa e mesazheve gjatë votimit. Ky projekt në Serbi organizohet që shtatë vite. Kryetari Cungu shprehu gaditshmërinë e Komunës për pjesëmarrje në këtë projekt dhe në një të ardhme të afërt pritet të definohen obligimet dhe detyrat.

Share.