Edhe nje dite kaloi pa asnjë të infektuar në Tuz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që banorët e Tuzit janë duke respektuar masat e ndërmarra tregon fakti që gjate kater diteve te kaluara nuk ka pasur asnjë rast të regjistruar me COVID 19. Kompetentët shëndetësor në komunën e Tuzit shprehen të kënaqur për shkak të mosparaqitjes së ndonjë rasti të ri me Covid-19 dhe siç deklarojnë ata, kjo vërteton se banorët e Tuzit janë të vendosur në respektimin e masave të ndërmarra nga organet kompetente.

Ndërkohë vazhdojnë donacione të shumta që mbërrijnë në ardresë të kësaj komune dhe siç është njoftuar nga kryetari Nik Gjeloshaj mbrenda ditëve në vijim do të bëhet shpërndarja e tyre tek të gjitha familjet e Malësisë.

Share.