Edhe këtë vit nxënësit nga Ulqini u nisën për në shkollën e skijimit

Edhe këtë vit nxënësit nga Ulqini u nisën për në shkollën e skijimit

0

Mbi 90 nxënës së bashku me profesorët e edukatës fizike nga gjimnazi publik  “Vëllazërim Bashkim” , u nisën gjatë ditës së sotme për në shkollën e skijimit.  Janë më se 10 vite që nxënësit e kësaj shkolle realizojnë pushimet dimërore në të cilat në fokus është mësimi i një sporti mjaft atraktiv , siç është skijimi, shprehet për Televizionin Teuta profesor Rrok Lulgjuraj. Stacionimi i tyre është në qytetin verior të Zhablakut, ku do të qëndrojnë deri ditën e diel.

Please follow and like us: