Edhe DRS, Demos dhe Partia e Punëtorëve njoftojnë përkrahjen për qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Demokracia e Re Serbe, Demos dhe Partia e Punëtorëve do të mbështesin formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi gjatë seancës së Kuvendit që do të mbahet më 2 dhjetor, njoftuan këto parti. Në seancën e sotme, kryesia e Demokracisë së Re Serbe (NSD) mori vendim unanim që deputetët e kësaj partie të mbështesin propozimin për zgjedhjen e Qeverisë së re të propozuar nga Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq,.

“Kryesia  diskutoi gjithashtu situatën aktuale politike në vend. U vlerësua se partia jonë dhe Fronti Demokratik (DF) mbajtën barrën kryesore në fitoren ndaj regjimit të Milo Gjukanoviq. Tani është më rëndësi që PDS të largohet nga pushteti edhe në komunat e vendit, ku po qëndron kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve, “, thuhet në deklaratë.

Edhe kryesia e Demos në seancën elektronke, e pranoi propozimin e kryetarit të partisë, Miodrag Lekić, për të mbështetur formimin e qeverisë së re malazeze .

“Kryesia thekson se gjatë procesit të formimit të qeverisë, duhej të mbizotronte besim dhe bashkëpunim më i madh midis kryeministrit të caktuar dhe shumicës parlamentare dhe mbi këtë bazë duhet të arrihej një marrëveshje serioze politike. Megjithatë, në këto rrethana, Demos mendon sr qeverisë së re duhet t’i jepet një shans,” thonë nga kjo parti. Partia e Punëtorëve gjithashtu njoftoi se do të mbështeste pa rezerva kryeministrin e caktuar dhe propozimin e tij për qevernë e re, duke i dhënë atij, siç thanë, një kohë të arsyeshme për t’i bindur të gjithë se ai kishte bërë zgjedhjen e duhur dhe se qeveria e ardhshme malazeze do të punonte më së miri nën udhëheqjen e tij, në interes të qytetarëve dhe gjithë vendit. “Ne jemi të vetëdijshëm se situata në vend, si ekonomike, shëndetësore apo e ajo e sigurisë, është e rëndë dhe se vendi është në prag të  humnerës. Prandaj, çdo ditë vonese në formimin dhe marrjen e detyrës së qeverisë së re është një gozhdë në arkivolin e vendit”  thonë nga Partia e Punëtorëve. Ata u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve përkatëse politike që të kapërcejnë pasionet e vogla personale dhe egoiste dhe të jenë një mbështetje e fortë për qeverinë e ardhshme, për hir të interesave më të larta.

 

 

Share.