Edhe Ballsha dhe Jevrem Brkoviq në përkrahje të fjalorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Balsha Brkoviq në rubrikën e tij ne Vijesti, në vend që të flasë për fjalët skandaloze ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve ne fjalorin e Akademisë malazeze, vazhdoi ti fyejë ato që protestojnë për përmbajtjen i tij, duke i quajtur njerëz që kurrë nuk kanë lexuar fjalor. Edhe babai i Balshës, Jevrem Brkoviq, u prononcua me të njëjtën gjuhë, duke dënuar ashpër protestën e deputetit  Nikë Gjeloshaj , dhe duke  kërkuar nga kryetari i parlamentit që ta zëvendësojë me dike tjetër sepse, siç thotë Jevrem Brkoviq, e turpëron popullin shqiptar. Edhe për nënshkruesit e peticionit ,  114 intelektualëve nga Mali i Zi,  Jevrem Brkoviq  minimizon peticionin e tyre, duke thënë se ato shumica janë ose shqiptar ose anëtarë të DANU e cila është shlyer nga regjistri i organizatave.

Share.